Ora News - Ngjarja e Bularatit diskutohet në parlamentin grek

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministri i Brendshëm grek, Aleksis Haritsis, ka deklaruar që zbardhja e plotë e ngjarjes së djeshme në Bularat përbën një prioritet absolut të qeverisë Tsipras.

Duke folur në parlament, Haritsis iu referua notës së protestës që ka bërë Greqia dhe shtoi se qeveria greke po e ndjek ngushtë këtë çështje dhe madje, kjo ndjekje nuk do të jetë vetëm në nivel teorik, por gjatë ditëve të ardhshme edhe në nivel praktik?, pa dhënë sqarime të mëtejshme.

Ministri i Brendshëm grek tërhoqi vëmendjen ndaj disa pozicionimeve në Greqi që sipas tij ?u japin shansin britmave të ekstremit të djathtë që të manipulojnë një çështje kaq serioze dhe komplekse?.

Më herët, përfaqësuesi parlamentar i Demokracisë së re, Makis Voridis, e kishte cilësuar si ?absolutisht të papranueshëm? prononcimin e kryeministrit shqiptar në rrjetet sociale.

Sipas deputetit konservator familja e Katsifas ka paditur policinë shqiptare.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/ngjarja-e-bularatit-diskutohet-ne-parlamentin-grek

Category

📺
TV

Recommended