Report Tv-Vrasja e ekstremistit grek, flet e ëma: Pse ma vranë djalin?

  • 6 years ago
SHQIPËRI- Një ditë pas vrasjes së ekstremistit grek në Bularat të Gjirokastrës, Konstantinos Kaçifa, 35-vjeçarit që terrorizoi me breshëri kallashnikovi Gjirokastrën dhe sulmoi policinë, reagime të shumta kanë pasuar nga të dyja vendet. Për herë të parë ka folur për mediet greke edhe mamaja e djalit. Ndërkohë që nuk mungojnë reagimet nga qeveria greke, që i bëjnë thirrje qeverisë shqiptare të zbutë tonet në raport me këtë ngjarje. Ceremonia mortore për varrosjen e të riut është shtyrë për ditën e nesërme. OMONIA ka bërë thirrje për bashkim të grekëve, pasi sipas kësaj organizate, vrasja e Kacifas, është tregues i dhunës që po ushtrohet ndaj minoritetit. Ministria e Jashtme greke, ka kërkuar një takim me ambasadoren shqiptare në Athinë, ndërkohë që është paralajmëruar dorëzimi i një note proteste.

Recommended