“Avdylaj”, 3 anëtare kishin prere biletat për jashtë shtetit - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Tre nga anëtarët e grupit kriminal Avdylaj që u godit një javë më parë do të linin Shqipërinë për t?i shpëtuar arrestimit. Fatmirësisht kjo lëvizje e tyre është zbuluar në kohë, duke bërë që policia të ndrynte për t?i prangosur ata para kohës së vendosur për goditjen e organizatës.Detajet e arrestimit të 27 personave në të gjithë vendin, nga jugu në veri u bënë publike në 22 tetor. Por burime pranë grupit hetimor thanë për Vizion Plus se ndërhyrja për kapjen e tyre është bërë në kohën kur u forcuan dyshimet për dekonspirim operacioni.Të njëjtat burime sqaruan se tre prej tyre, njëri prej të cilëve i cilësuar si koka e grupit kriminal, kishin prerë biletat për t?u larguar jashtë vendit. Pikërisht kjo gjë bëri që prokuroria e krimeve të rënda të kërkonte arrestimin e personave që prej dy vitesh mbaheshin nën vëzhgim dhe përgjime intensive.Që prej datës 18 tetor, kur organi i akuzës i dorëzoi gjykatës kërkesën e caktimit të masës së arrestit me burg për 44 persona, forca të shumta policie u angazhuan në terren, për të ndaluar anëtarët e 4 grupeve kriminale.Në operacionin e koduar Vol-Vo 4, policia arrestoi 27 persona dhe 6 të tjerë u shpallën në kërkim.Gjatë verifikimit të masës së sigurisë, gjykata liroi nga qelia 10 persona, duke lënë në burg pa afat dy ish deputetët socialist Arben Ndoka dhe Arben Çuko. Pjesë e kësaj dosje kriminale është edhe kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako. Për këtë të fundit krimet e rënda kanë nisur hetimet, pasi për të ka përgjime me anëtarë të fisit Avdylaj, ku dyshohet se komunikohet për blerje votash në fushatën zgjedhore.

Recommended