Skip to playerSkip to main contentSkip to footer
  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Filmi i titulluar ?Azizi? është shfaqur për herë të parë në kinemanë shqiptare, për të kujtuar vitet në kampet famëkeqe të internimit gjatë kohës së regjimit komunist. Ngjarja është një rrëfim i vetë të mbijetuarit, Azizit, i cili sjell në detaje një histori rënqethëse.

Internimi, torturat, ditët pa bukë, pa ujë, pa rroba, janë pjesë e një rrëfimi të pazakontë të një prej të mbijetuarve të kampeve të internimit gjarë regjimit komunist.

Azizi, nga i cili ka marrë titullin filmi, ka treguar deri në detajet më të vogla vuajtet e pazakonta të njerëzve në kampet e Turanit, Tepelenës e Beratit.

Luljeta Progni, producente e filmit, e quan këtë krijim artistik si të vetmin mjet për të kujtuar dhe për ta bërë shoqërinë të vetdijshme për të shkuarën e saj të errët.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/azizi-historia-e-kampeve-famekeqe-te-regjimit-komunist

Category

📺
TV

Recommended