Ora News - "Gurët e vetmisë", një rrëfenjë epike për historinë e popullit çam

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
?Gurët e vetmisë? është roman më i fundit i autorit me pseudonimin letrar Tom Kuka. Libri është një rrëfenjë epike për atë çka ndodhur një shekull më parë në krahinën e Çamërisë.

Në një vend diku mes kufijsh, një grusht njerëzish përpiqen të ndërtojnë jetën dhe të ardhmen e tyre, në vendin ku kanë pasur rrënjët e të parëve, nën hijen e së shkuarës, duke u ruajtur nga pabesia e armikut.

Kjo është historia që rrëfen romani i dytë i autorit me pseudonimin letrar Tom Kuka, i cili titullohet ?Gurët e vetmisë?.
Tom Kuka pas romanit ?Hide në kalldrëm? i botuar në vitin 2017, ju fton sërish për lexim me ?Gurët e vetmisë?, e cila është një rrëfenjë epike për atë çfarë nga ndodhur në krahinën e Çamërisë përpara më shumë se një shekulli.

Është një gërshetim i së shkuarës, së tashmes dhe së ardhmes, një paralajmërim se diçka më e rëndë mund të ndodhë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/guret-e-vetmise-nje-rrefenje-epike-historine-e-popullit-cam

Category

📺
TV

Recommended