Ora News - Vijon "Vol-vo 4", kontrolle në lokalet dhe banesat e Shijakut

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Forcat Speciale RENEA dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë vijuar edhe gjatë ditës së sotme operacionin për ekzekutimin urdhër-arresteve të mbetura nga operacioni "Vol-vo 4".

Të mbështetur nga Grupi i Posaçëm Operacional dhe policia e Durrësit, Forcat Speciale po kryejnë një tjetër kontroll në banesat dhe lokalet e Shijakut.

Kontrollet e policisë u zhvilluan edhe në shtëpitë e të proceduarve . Një ditë më parë në Shijak u arrestuan 18 persona, mes tyre vëllezërit Avdyli të njohur edhe si të fortët e Shijakut.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/vijon-vol-vo-4-kontrolle-ne-lokalet-dhe-banesat-e-shijakut

Recommended