Ora News - Laboratori në Has: Si u zhduk pakoja me heroinë dhe kontrolli në banesën e Lul Berishës

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Laboratori i drogës që u zbulua së fundmi në Has ka qenë fillesa e operacionit i cili u finalizua mbrëmjen e së dielës, 21 tetor, me arrestimin e 27 personave dhe shpalljen në kërkim të 6 të tjerëve, si pjesë e dosjes voluminoze, hetimi i së cilës ka nisur dy vjet më parë.

Prokuroria e Krimeve të Rënda lëshoi 44 urdhërarreste si dhe udhëroi 100 kontrolle banesash të personave të dyshuar për implikim në trafiqe që janë përmendur gjatë përgjimeve.

Për disa prej tyre ka pasur informacion nga homologët, dhe konkretisht Gjermania.

Një nga personat banesa e të cilit u kontrollua të dielën ishte ajo e Lulzim Berishës, një nga anëtarët e Bandës së Durrësit, i cili po kryen pjesën e mbetur të dënimit në liri me kusht.

Në banesën e tij policia nuk arriti të gjente asgjë që mund ta implikonte. Gjithashtu burime nga Ora News bëjnë me dije se për Berishën nuk ka një urdhërarresti të lëshuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda pasi nuk ka prova që të paktën në këtë rast e implikojnë direkt në përfshirjen në trafik.

Mësohet se emri i Berishës ka dalë gjatë përgjimeve ku Avdylajt e shihnin si një mundësi për trafikimin e lëndës narkotike e cila përpunohej në laboratorin e Hasit dhe shpërndahej për në vëndet e BE-së.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/burimet-grupi-avdylaj-ishin-orositesit-e-heroines-ne-laboratorin-e-heroines

Recommended