Kina planifikon ta lansojë ?hënën? e parë artificiale në orbitë, në mënyrë që t?i zëvendësojë dritat e rrugëve dhe t?i zvogëlojë kostot e energjisë. Shkencëtarët kinezë kanë thënë se hëna e bërë nga njeriu, e cila në thelb është një satelit i ndriçuar, do të jetë në orbitë në vitin 2020. Ajo do të jetë tetë herë më e ndritshme se hëna e Tokës dhe do të shkëlqejë në qytetin Chengdu, kryeqyteti i provincës jugperëndimore Sichuan. Shpresohet se kjo risi që tingëllon si çmenduri kineze do ta zëvendësojë nevojën për ndriçimin e rrugëve dhe do t?i ulë kostot vjetore të energjisë elektrike deri në 173 milionë dollarë.