Ziberi: Premtimi i Zaevit, ligj për amnisti ose falje nga Presidenti!

  • 6 years ago
Kompromisi për faljen e deputetëve të VMRO-DPMNE-së që mbështesin ndryshimet kushtetuese, ishte opsioni për arritjen e 80 votave në Kuvend por e njëjta do të ketë pasoja, thotë juristi Naser Ziberi. Ai druan se lirmi i deputetëve që u ngarkohet akuza për natën e dhunshme të 27 prillit, bie ndesh me konceptin e Qeverisë për ndarje të pushtetit nga partia. Sipas tij, paralajmërimi i kryeministri Zaev për krijimin e komisioneve parlamentare, është shenja e parë dhe e qartë për krijimin e ligjit për amnisti. Por Ziberi druan se për amnisti të plotë, do të duhet të pritet së paku deri në zgjedhjet presidenciale,  nëse shumica arrin që të këtë pozitë ta emërojë njeriun e vetë.

Recommended