Ora News - Policia aksion në Tiranë, kontrollohen 129 persona, 3 të arrestuar

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Policia e Tiranës ka arrestuar tre persona të cilit ishin shpallur në kërkim. Po ashtu në kuadër të kontrolleve për kapjen e personave në kërkim, janë verifikuar dhe kontrolluar 129 persona dhe 77 mjete.

Në bashkëpunim me Interpol Tirana u arrestoi me qëllim ekstradimi drejt Italisë Aleksandër Demiri, 43 vjeç, banues në Vilebashtovë, Kavajë.

"Gjykata e Milanos ka lëshuar ndaj këtij shtetasi Urdhër Arresti Ndërkombëtar për veprat penale ?Shkelje e ligjit mbi drogërat?, parashikuar nga nenet 110 dhe 81 të Kodit Penal Italian, ku maksimumi i dënimit është 20 vite burg", sqaron policia.

Po gjatë kontrolleve të ushtruara u kap shtetasi në kërkim Besim Zika, 48 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda Tiranë e ka dënuar me 9 vite burg, për veprat penale ?Kultivim i lëndëve narkotike?, ?Grup i strukturuar kriminal? dhe ?Kryerja e veprave penale dhe e organizatave kriminale?.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/policia-aksion-ne-tirane-kontrollohen-129-persona-3-te-arrestuar

Recommended