"Babale 2", Florenc Hoxha 3 orë te Krimet e Rënda: Unë regjistrova videon e Alfred Alizotit

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Për gati tre orë, ish-kreu i policisë bashkiake të Tiranës, Florenc Hoxha, ka dëshmuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda rreth videos "Babale 2", në të cilën shfaqet Alfred Alizoti me pretendimin se është shoqëruar në Prokurori nga numri një i Policisë së Shtetit Ardi Veliu.

Ora News zbardhi pjesë të dëshmisë së tij. Mësohet se ai ka pranuar se realizoi videon e dytë me Alfred Alizotin, i cili thuhet se është autori që imitoi zërin e Agron Xhafajt, vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Florenc Hoxha ka pranuar se e kishte regjistruar Alizotin me një kamera në orë dore pasi kishte dyshuar për faktin se kishte qenë vetë Alizoti që ishte afruar vetë në takim.

Hoxha është thirrur në cilësinë e intervistuesit në atë video. Ai mendohet se është pyetur se në çfarë kushtesh është kryer kjo intervistë dhe nëse ka dijeni për çështjen në fjalë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/babale-2-florenc-hoxha-sot-tek-krimet-e-renda

Recommended