Ora News - Zhvendosen kafshët nga "ferri" i Fierit, po ku do i çojnë?

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Luani me sy të nxirë e të infektuar, fotografitë e të cilit po bëjnë xhiron e botës dhe kafshët e tjera të egra do shpëtohen nga i pagëzuari ?kopështi zoologjik i Ferrit? në Fier!

Disa orë pasi pamjet u publikuan në tabloidin britanik Daily Mail, me urdhër të Ministrit të Turizmit dhe Mjedisit u paraqitën pranë parkut zoologjik privat për verifikim.

Ndërsa u rikthyen të mbështetur me forca të shumta policie edhe këtë të mërkurë për të nisur zhvendosjen e kafshëve.

Brenda këtij ambienti, ku pas publikimit të lajmit mediat mbahen larg, qëndrojnë edhe kafshë të tjera si Zebra, Ari apo një ujk, që sipas medias jetojnë të izoluar dhe pa ushqim në këto kafaze!

Ministri i Klosi në reagimin për ngjarjen që e cilësoi të turpshme tha se aksionit do ti shkohet deri në fund!

"Në përgjigje të lajmit të publikuar në Daily Mail dhe dhjetëra mesazheve për situatën e papranueshme, ku jetojnë disa kafshë në një kopësht zoologjik privat në Fier, urdhërova urgjentisht nisjen e një aksioni nga Inspektorati i Mjedisit, i cili në bashkëpunim me Policinë e Fierit dhe Shoqatën për Mbrojtjen e Kafshëve kanë vendosur të zhvendosin kafshët me qëllim marrjen e tyre në mbrojtje nga kjo e fundit.
Aksioni do të vijojë edhe nesër deri në zgjidhjen përfundimtare të kësaj ngjarje të turpshme!"

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/zhvendosen-kafshet-nga-ferri-i-fierit-po-ku-do-i-cojne

Recommended