Durresi e Vlora, rekord per grate e dhunuara

  • 6 years ago
Fenomeni i dhunës në familje vijon të rritet në shoqërinë shqiptare. Sipas të dhënave të INSTAT, qarku i Durrësit mban numrin më të lartë të dhunës ndaj grave me 32 të tilla për 10 mijë banorë, i ndjekur më pas nga qarku i Vlorës me 27 të tilla për 10 mijë banorë, dhe më pas vjen Tirana, Berati dhe Elbasani.

Sevim Arbana Kryetare e Shoqatës "Në dobi të gruas shqiptare": Është një sjellje e një mashkulli ndaj një femre që tregon, se femra është në dorë të një mashkulli që mund të bëjë çdo gjë .Denoncimet në polici tregojnë një realitet që është realiteti i dhunshëm ndaj grave, dhe një realitet tjetër që gratë po fillojnë të flasin

Pas nuk mbetet as kryeqyteti. Vetëm në Policinë e Tiranës gjatë këtij viti janë regjistruar 40 denoncime më shumë se 2017 të grave për dhunën  e ushtruar.

Recommended