Report Tv-Fundoset në Portin e Durrësit peshkarexha 60 ton
- 6 years ago
DURRËS - Peshkarexha "Klodi" është fundosur orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure teksa qëndronte e ankoruar në kalatën lindore të Portit të Durrësit.
Prej kohësh peshkarexha nuk ishte në përdorim për shkak të amortizimit. Gjatë natës brenda peshkarexhës kishte depërtuar uji i detit që ka sjellë për rrjedhojë edhe fundosjen e saj. Në Durrës prej vitesh nuk ekziston një kantier për riparimin e anijeve të vjetra. Pronari i anijes ka nisur punën për nxjerrjen në sipërfaqe të mjetit lundrues.
Ky është një fenomen që ka ndodhur edhe më parë në Port me peshkarexhat prej druri.