Pa gjurmë’- Historia/ Imami i Rrugës së Kavajës dhunon familjen

  • 6 years ago
TIRANË- Flora Baftjari është zonja nga Vaqarri e cila denoncon publikisht në emisionin ?Pa gjurmë? në Report TV dhunën që ushtron i vëllai Edmond Baftjari ndaj saj, dhe familjarëve të tjerë nënës dhe babait. Pasi u mor gjatë me këtë rast, stafi i emisionit pasi u njoh me këtë rast udhëtoi në drejtim të fshatit Lalm në Vaqarr.

Me të mbërritur pranë banesës së tyre, një prej familjareve doli për të na pritur ndërsa pak më tutje dallojmë edhe Edmondin, djalin me mjekër të gjatë dhe me fytyrë të vrazhdë, me shikimin drejt nesh. Z.Xhavid dhe Znj.Shiqere jeton bashkë me vajzën e tyre Flora, nusen e ve që jeton bashkë me ta, pasi djali tjetër që jetonte në Itali ka humbur jetën pas një aksidenti. Rrëfimi i tyre nis me traumën që kanë pësuar anëtarët e kësaj familje pas dhunës, kërcënimeve që ushtron vazhdimisht djali tjetër i familjes, Edmond.

Zonja Shiqere tregon sesi ndryshoi djali i tyre, pasi 10 vite më parë, ai nuk ishte ky që është sot, ai ishte një djalë punëtor, i shkathët dhe familjar.

Recommended