Ora News - Kryemadhi: Ka vetëm një mënyrë shpëtimi, revolta

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT


Situatën ku e ka futur Rama vendin mund ta shpëtojmë vetëm me revolta. Kështu u shpreh kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi gjatë një takimi me të rinjte e LRI-së në njësinë nr.1 në Tiranë.

Kryemadhi tha se kërkesa e opozitës për largimin e Ballës nga delegacioni i Stabilizim-Asociimit në Parlamentin Evropian është legjitime.

Kryemadhi: Opozita në mënyrë legjitime ka kërkuar që Taulant Balla të mos jetë bashkëkryetar i delegacionit të Stabilizim-Asociimit në Parlamentin Evropian. Edhe është normale. Deri në momentin që ky njeri qartëson që nuk ka qenë pjesë e vendosjes së pistoletës në kokë të punonjësit të policisë, që nuk ka lidhje me Toyota Yaris, që të dalë e të thotë që nuk kam qenë me atë trafikantin Bego, që nuk ka probleme të tjera me drejtësinë, nuk i kushton asgjë Partisë Socialiste ta ndërrojë Taulant Ballën me Mimi Kodhelin, me Vasilika Hysin, apo me ndonjë person tjetër nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste për të vazhduar procesin e reformave dhe të bashkëpunimit me parlamentin Evropian.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kryemadhi-ka-vetem-nje-menyre-shpetimi-revolta

Recommended