Paketa antishpifje, denimet me gjoba

  • 6 years ago
Në kohën kur ka vendosur që ai dhe përfaqësuesit e partisë së tij të denoncojnë çdo akuzë që do ta cilësojnë si shpifje, Kryeministri Edi Rama thotë se kjo e fundit në vendet e Bashkimit Europian, dënohet deri në 25 vjet burg.

Megjithatë, ashtu siç ka përsëritur edhe në të shkuarën, kreu i qeverisë thotë se ata që shpifin nuk meritojnë që të shkojnë në burg, duke ritheksuar se "gjysmagjelat nuk meritojnë as 1 supë burgu". Dënimi për ta do të jetë gjoba.

"Shpifja dënohet me burg në 25 vende të BE! Gjysmagjelat tanë të majmur nga xhepat e nga trutë, që kanë bërë karriera politike e mediatike duke sharë e akuzuar pa prova, s'meritojnë as 1 supë burgu! Ata thjesht do të paguajnë gjobën e ndotjes për çdo fëlliqësi që u jashtë nxjerr goja", shkruajti Kryeministri në një postim në Twitter.Një ditë më parë Kryeministri tha se për çdo njërën nga çështjet që do të fitojnë do të kërkojnë dëmshpërblim financiar. Të ardhurat do të shkojnë për një strukturë të re që do të ngrihet nga shumica, e që ai propozoi ta pagëzojnë si Fondi i Edukimit.

Rama paralajmëroi gjithashtu ngritjen e një Departamenti Antishpifje në selinë roze i cili do të koordinojë dhe ndjekë ecurinë e proceseve gjyqësore që do të hapen për çdo shpifje ndaj socialistëve.

Category

📺
TV

Recommended