Ora News - BOOM: Gabimi i sekretares së shkollës i kushton 2 gjyqe dhe 3 mln lekë qytetarit

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
BOOM solli denoncimin e Eugert Duraj nga Fieri. Ai ka ndjekur shkollën e mesme "Petro Sota" në Fier dhe me pas ka shkuar në Spanjë , ku dhe jeton aktualisht.

Për një profil pune më të mirë atij i duhet të vazhdojë një kurs në Spanjë por për tu regjistruar duhet të marrë nga Shqipëria dëftesen e shkollës se mesme.

Babai i Eugertit shkon për të marrë dëftesën por aty mëson se sekretarja e shkollës ka bërë një gabim, nuk e ka shkruajtur emrin Eugert por Eguert.

Gabimin e Sekretares e ka paguar shtrenjtë familja e Eugertit e cila ka 2 vite që sorollatet dyerve të gjykatave dhe nëpër institucione.

Edhe pse gjykata është shprehur se Eugert Duraj është i njëjti shtetas me Eguertin dhe për këtë duhet të ndryshohet emri në Amzën e shkollës, odiseja vazhdon.

Babai i Eugertit, Selam Duraj: Çuni ka mbaruar shkollën e mesme këtu në degën elektrike. Pasi emigroi jashtë i doli e nevojshme dëftesa e shkollës së mesme. Dëftesën origjinale e ka por duhet ta vulosë tek shkolla "Petro Sota".Më thanë që nuk ta vulosim, duhet të shkosh në Lushnje. Dokumentat pas 10 vitesh shkojnë në arkivën e Lushnjes. Shkova atje, por aty pashë se në dëftesë i kanë ndryshuar një germë, nga Eugert në Eguert. Për këtë ai i Lushnjes nuk firmos dhe dëftesa nuk pin ujë. Më thanë ti drejtohesh gjyqit, e fitova në Fier. U paraqita sërish në Lushnje, ai më thonë se nuk kemi të drejtë të ndryshojmë germen.E ka hedhur në gjyq në Vlorë, në shkallën e dytë, atje do katër vjet.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/boom-gabimi-i-sekretares-se-shkolles-i-kushton-2-gjyqe-dhe-3-mln-leke-qytetarit

Recommended