Ora News - Laboratori i lëvizshëm do të vizitojë të gjithë shkollat e Shqipërisë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Përmes këtij laboratori të lëvizshëm nxënësit në të gjithë shkollat e vendit do të mund të eksperimentojnë fenomene të ndryshme në lëndët e Fizikës, Kimisë dhe Biologjisë.

Laboratori ?Fi Ki Bio? është dhuratë e qeverisë gjermane dhe e bën Shqipërinë të parin vend në Ballkanin Perëndimor me këtë risi.
Lindita Nikolla: Jam absolutisht e bindur që ardhja e FiKiBios jo vetëm që është një flamur në hartën e Ballkanit Perëndimor që Shqipëria ka fatin të jetë e para, por është një mundësi, një shans prej vërteti për të gjithë mësuesit e këtyre lëndëve, për shkollën shqiptare , për sistemin e edukimit, për të mundësuar një mënyrë krejtësisht të re me të cilën ai formon qytetarët aktiv të së nesërmes.

FiKiBio do të jetë një mundësi për të gjithë nxënësit e Shqipërisë jo vetëm në Tiranë, por në 12 qarqet e vendit sipas një kalendari të detajuar, pasi ne të kemi bërë të mundur trajnimin e mësuesve që cilësia e përdorimit të jetë ajo që meritojnë nxënësit, meritojnë mësuesit, meritojnë qytetarët e Shqipërisë së nesërme.

Nga shkolla ?Gustav Mayer?, ambasadorja gjermane Susanne Schutz tha se qëllimi i këtij laboratori është sensibilizimi i të rinjve që në moshë të vogël për mjedisin e tyre natyror.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/laboratori-i-levizshem-do-te-vizitoje-te-gjithe-shkollat-e-shqiperise

Category

📺
TV

Recommended