Përplasja e Thaçit dhe Haradinajt për kufirin - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se ideja për shkëmbim apo ndarje të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë tashmë është e mbyllur njëherë e përgjithmonë. Sipas kreut të qeverisë është një çështje e vdekur.Ramush Haradinaj: Ju shpreh ngushëllimet e mija për këtë idenë e kufijve e të ndërrimit të territoreve, se mendoj se ka vdekur, pra iu shpreh të gjithëve, njëkohësisht ose përgëzimet.I menjëhershëm ka qenë reagimi i presidentit të Kosovës Hashim Thaçi i cili e quajti joserioz dhe të papërgjegjshëm kryeministrin Haradinaj, duke i kërkuar të ketë një qasje shumë më të mençur.Hashim Thaçi: Një kryeministër serioz nuk flet për luftëra dhe tragjedi, por kujdeset për reforma. Ka dështuar ta bëjë në javët dhe muajt e fundit. Nuk jam i shqetësuar për deklaratat populiste. Unë jam duke udhëhequr negociatat dhe jo kryeministri. I kërkoj një qasje shumë më të mençur. Kryeministri mundet dhe ka nevojë t?i korrigjojë deklaratat për dialogun. Dialogu nuk ka vdekur, është në një fazë të rëndësishme. Është deklaratë interesante e kryeministrit që tregon se është në humor të mirë ose ndihet komod në karrigen e vet. Kam pritur nga ai të jetë më racional dhe i përgjegjshëm. Sa për ngushëllim, i ngushëlloj ata që punojnë për ndarje dhe asociacion me elemente ekzekutive.Thaçi ftoi pozitën dhe opozitën të nxjerrin një rezolutë që hap perspektive për dialogun si dhe përforcon marrjen e përgjegjësive.

Recommended