Në Tiranë mbërritën kurorat e ullinjve që autoritetet e Athinës i sollën për Maratonën e Tiranës. Një moment të cilin kryebashkiakiu Erion Veliaj e vlerësoi si një eksperiencë që bashkon popujt.
?Vijnë mijëra njerëz që do të konsumojnë vakte, do të qëndrojnë nëpër hotele; ajo që kemi mësuar nga Athina është se jo vetëm duhet ta dish historinë, por edhe ta marketosh atë?.
Maratona e Tiranës ku do të marrin pjesë më shumë se 5 mijë vrapues nga 40 vende të botës sipas kryebashkiakut është ka një simbolikë domethënëse edhe për integrimin e vendit.
?Sot kemi një mundësi fantastike për të filluar një tjetër maratonë të integrimit në Bashkimin Europian dhe unë besoj fort që simbolika e garës sportive të na frymëzojë për ato që janë garat jetike për kombin tonë. Jetike për kombin tonë është fqinjësia e mirë, anëtarësimi në Bashkimin Europian?.
Të dielën, gjatë zhvillimit të Maratonës së Tiranës, do të devijohet qarkullimi i automjeteve në Bulevardin ?Dëshmorët e Kombit?, në Rrugën e Kavajës dhe atyre që të shpien në Parkun e Liqenit Artificial.