Skip to playerSkip to main content
  • 7 years ago
Qeveria do të bëjë disa ndërhyrje në ligjin për tatimin mbi të ardhurat, duke ulur tatimin mbi dividentin dhe duke riparë dhe njëherë pragun për tatimin e pagës.

Ekzekutivi i ka nisur për konsultim biznesit disa pika të paketës fiskale, ku i bën të njohur atij ndryshimet në ligjin e taksave, por pa shpallur normën që do të ketë tatimi i ri.

Diskutimet janë që tatimi i dividentit të ulet në 10 ose 8%, nga 15% që është sot, ndërsa synohet që të zbutet progresiviteti për kufijtë e tatimit të të ardhurave nga paga.

Category

📺
TV
Comments

Recommended