I kishte vënë zjarrin plehrave në oborr, por për shkak të erës se forte flakët dolën jashtë kontrollit dhe dogjën sipërfaqe të mëdha me ullishte në kodrat e qytetit. Pak para se policia t?i shkonte në shtëpi për t?i marrë deklaratën Dallandyshe Blliku, 55 vjeç nga Garunja e Lushnjes kishte pirë fostoksinë.
Pyetje: ?Pse e bëri??
Bujar Blliku: ?Isha dje te toka unë dhe për të djeg ato barishtet?.
Pyetje: ?Ajo e pranoi që e kishte vënë zjarrin vetë??
Bujar Blliku: ?Po?.
Pyetje: ?Edhe ata erdhën thjeshtë për të marrë një deklaratë??
Bujar Blliku: ?Po. Do vish vetëm për formalitet?.
Pyetje: ?Kur erdhi policia ajo e kishte pirë??
Bujar Blliku: ?Kishte mbaruar punë atëherë?.
Dy vatra të tjera zjarri vazhdojnë të jenë aktive në kodrat me ullinj të Çiflikut dhe Dushk të Peqinit. Deri tani përllogariten 200 hektarë ullishte e djegur.
Pyetje: ?Ku po e çon ujin??
Banori 1: ?Te ullinjtë?.
Pyetje: ?Sa të janë djegur??
Banori 1: ?Shumë?.
Banori 2: ?Unë vajta se kam mbjellur ullinjtë e rinj dhe vajta si e si t?i shpëtoj. Po do ti zjarri i tepërt, flaka e mahde, barishte e madhe nuk mundej?.
Pyetje: ?Sa rrënjë të janë djegur??
Banori 2: ?200 rrënjë qenë që sivjet na i mori në kulm të vjeljes?.
Pyetje: ?Ju ku do shkoni?.
Banori 3: ?Për të fikur zjarrin te ullinjtë se na është bërë shumë dëm i madh?.
Pyetje: ?Me çfarë do ta fikni??
Banori 3: ?Me krahë do ta fikim, me mjete rrethanore?.
Banori 4: ?Tani po hyri këtu ai i bie të zbresi deri poshtë?.
Pyetje: ?I trembeni?.
Banori 4: ?Ja shtëpia ime ajo atje, s?i nuk i trembem.?
Pronarët e ullishteve thonë se ky është dëmi më i madh që u është shkaktuar në 10 vitet e fundit.