Goro: Deklaratat e Kocaqit u komentuan gjerësisht, grekët ndjeshmëri për 'Shqipërinë e Madhe'

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gazetari Robert Goro në një lidhje me skype nga Athina, bëri me dije se deklaratat e historianes Eleni Kocaqi në studion e "360 Gradë" në Ora News janë komentuar gjerësisht në mediat kryesore greke.

Goro: Sa herë në mediat shqiptare del me historinë e Greqisë ka një ndjeshmëri jashtëzakonisht të madhe edhe për faktin se këtu është krijuar ai miti i Shqipërisë së Madhe dhe deri në bërjen e simbolit shqiptar e unifikojnë me Shqipërinë e madhe. Emisionit tënd i janë referuar gjithë kanalet e mëdha greke, gjithë mediat kryesore. Me gjithë me një gjuhë më të balancuar, por edhe ata duke akuzuar historianen Kocaqi për një lloj paranoje antigreke. Janë terma që përdoren sa herë ndodh diçka.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/goro-deklaratat-e-kocaqit-u-komentuan-gjeresisht-greket-ndjeshmeri-shqiperine-e-madhe

Recommended