Qëndrimi i biznesit se platforma antimafia frikëson investitorët vendas dhe të huaj duke dëmtuar klimën e investimeve në vend, për Partinë Demokratike është i pabazë. Këshilltari ligjor në selinë blu, Gazmend Bardhi sqaron se nisma e demokratëve ka në themel çlirimin e ekonomisë nga korrupsioni dhe oligarkia, por mbi të gjitha garanton një proces të drejtë ligjor.
?Sigurisht do të ketë reagim nga biznesi, por nga ai biznes që është bërë palë në akte korruptive për të përftuar në mënyrë të paligjshme para nga buxheti i shtetit, apo pasuri publike. Iniciativa jonë është një masë që ndihmon biznesin e ndershëm, sepse duke garantuar që procesi i tenderimit apo partneritetet publike private të bëhen sipas ligjit, dmth me garë të hapur dhe në një treg ku secilit prej bizneseve i mundësohet pjesëmarrja. Kjo është ndihmë ndaj biznesit të ndershëm, vendas e të huaj".
Nismën refuzon ta cilësojë gjueti shtrigash.
"Qëllimi i vendosjes së emrit të çdo kompanie që ka përftuar atë koncesion ka pas një qëllim për të mos përgjithësuar të gjitha bizneset që kanë marrë pjesë në procedura konkurrimi, koncesioni apo partneriteti publik privat. Pra ne kemi evidentuar vetëm ato kontrata koncesioni apo PPP, leje dhe licenca me të cilat janë tjetërsuar pasuritë publike, që në vlerësimin tonë janë tërësisht korruptive, klienteliste dhe të paligjshme".
Biznesi i kërkon opozitës që për rastet korruptive t?i drejtohen organit të akuzës, duke e cilësuar ekstreme platformën e propozuar prej saj. Por Bardhi sqaron se qëllim i nismës është konfiskimi i çdo pasurie publike të dhënë në shkelje të ligjit të procedurave.
?PD ka bërë edhe kallëzime penale në rastet kur ka konstatuar paligjshmëri në procedurën e dhënies së një koncesioni që janë në hetim nga organet e drejtësisë. Nuk na intereson fati personal, nëse shkon apo jo në burg zyrtari i korruptuar apo përfituesi i paligjshëm, sepse kjo është çështje e drejtësisë dhe jo e jona, por na intereson të mbrojmë interesin publik, duke kthyer në buxhetin e shtetit, çdo para që është përftuar në mënyrë të paligjshme".
Sa për testin e Gjykatës Kushtetuese, Bardhi thotë se ligji antimafia e ka kaluar atë në vitin 2008 dhe se në amendimet e propozuara nga demokratët merret në konsideratë jurisprudenca e kushtetueses dhe përcaktimet në ligjin themeltar të shtetit.

Category
📺
TV