Ora News - Propozohen ndryshime në ligjin e gjendjes civile

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Mbi 2 milionë emigrantëve shqiptarë do tu krijohen mundësitë të regjistrojnë fëmijët, edhe kur kanë probleme me dokumentacionin. Për këtë qëllim në kuvend është propozuar ndryshimi në ligjin e gjendjes civile, ku e drejta i kalon gjykatës përmes një vendimi fakti.

Prej vitit 1991 numri i shqiptarëve që kanë emigruar ka shkuar mbi 2 milionë. Shifrat mbesin ende jo zyrtare pasi nuk ka ende një regjistër të saktë për ta. Por për shkak të informalitetit, atyre u shtohet dhe problemi i regjistrimit të fëmijëve, shkak është mungesa e dokumentacionit. Për këtë qëllim në kuvend janë propozuar ndryshime në ligjin për gjendjen civile, ku e drejta kalon përmes gjykatës me një vendim fakti. Për këtë qëllim në kryesinë e kuvendit është zhvilluar dhe një komision i posaçëm.

Për kryetarin e Kuvendit ky amendim i jep zgjidhje përfundmitare problemit.

Kryetari i Organizatës për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut kërkoi ndryshim në kodit penal.

Për shkak të mungesës së një regjistri për emigrantët shqiptarë nuk dihet numri i saktë të fëmijëve të lindur. Megjithatë pas shqyrtimit të draftit në komisionet parlamentare projektligji do të kalojë për votim në seancë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/propozohen-ndryshime-ne-ligjin-e-gjendjes-civile

Recommended