21 masa disiplinore dhe 9 largime nga puna

  • 6 years ago
21 masa disiplinore dhe 9 largime nga puna në kuadër të luftës kundër korrupsionit janë marrë nga ministria e Drejtësisë pas një inspektimi në disa institucione shtetërore në Shkodër.

?Grupet e kontrollit në raportet përfundimtare të kontrolleve kanë rekomanduar21 Masa disiplinore, prej të cilave 9 largime nga puna për 5 specialistë në Zyrën Vendore të regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Shkodër; 3 përgjegjës sektori dhe 1 specialist në ALUIZNI Shkodër.?

Ministrja Gjonaj njoftoi edhe shkarkimin nga detyra të kreut të Hipotekës, Zamir Leka, të arrestuar për korrupsion ndërsa për disa zyrtare është bërë kallëzim në prokurori.

?Ish- Drejtori i Spitalit Rajonal Shkodër, i cili dyshohet të ketë kryer veprën penale të shpërdorimit të detyrës.?

?Ish ? Drejtori i ALUIZNI Shkodër,  3  ish - përgjegjës sektori, 1 përgjegjës sektori dhe 1 specialist, të këtij institucioni, të cilët dyshohen të kenë kryer në bashkëpunim veprën penale të shpërdorimit të detyrës.?

Gjonaj i ftoi qytetarët të vijojnë me denoncimet e tyre pranë platformës shqipëriaqëduam.al.

Recommended