Tragjedi ne Tanzani - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Të paktën 127 persona kanë humbur jetën, ndërsa qindra të tjerë rezultojnë të zhdukur qw pas përmysjes së tragetit në Liqenin Viktoria të Tanzanisë në Afrikë. Presidenti John Magufuli, urdhëroi arrestimin e administratoreve të traget, ndërsa vendi do të mbajë 3 ditë zi kombëtare. Ministri i brendshëm Tanzanian njoftoi se 80 persona shpëtuan nga tragjedia e së enjtes, por operacioni i kërkim shpëtimit po vazhdon pandalur për qindra të tjerë që ndodheshin në bordin e tragetit të mbipopulluar. Numri i viktimave mund të rritet. Sipas autoriteteve vendase, mendohet se në trageti ndodheshin 400 pasagjerë, 300 më shumë nga kapaciteti. Anija e mbingarkuar dyshohet se u përmbys kur pasagjerët në bord u zhvendosën në njërën anë, ndërsa ai po ankorohej.Kjo nuk është hera e parë që tragetet përmbysen në Tanzani nga numei tejet I larte I udhetareve. Në vitin 2011, rreth 200 njerëz humbën jetën pasi nje anija me kapacitet 620 vete, mbante ne bord më shumë se 1.000 pasagjerë, e per pasoje u mbyt.

Recommended