Arti vizual “pushton” fundjavën në kryeqytet - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kjo mund të konsiderohet fundjava e artit vizual. Thuajse të gjitha galeritë e muzetë, publike e private ekspozojnë tablo, instalacione, por edhe vepra që ndërthurin artin me faktet historike dhe zhvillimet e arkitekturës.Ekspozita më e re në kryeqytet çelet pasditen e kësaj të shtune në Muzeun e Përgjimeve në bashkëpunim me muzetë e Bukureshtit. ?Çlirimi 1989?, ky është titulli që do të ngërthejë historitë e dy vendeve që hodhën tej sistemin politik diktatorial. Gjithçka rrëfyer, në ?Shtëpinë me gjethe?.Një histori tjetër tregohet përmes imazheve edhe në Muzeun Kombëtar. Vangjel Gjikondi rrëfen në 60 tablo të përmasave të mëdha historinë e Skënderbeut.Nga lindja, pagëzimi, martesa, por edhe betejat e tij, ky cikël pikturave realizuar në harkun kohor të 10 viteve nga Gjikondi vjen i ekspozuar edhe për pak ditë në Muzeun Historik Kombëtar.Ekspozita që u lakua më së shumti këtë javë ishte ajo e Greg Ramës, që me anë të dy instalacione të ekspozuara në Galerinë e Universitetit të Arteve ofroi një përqasje tjetër drejt hapësirave ende të papushtuara të Tiranës. Me të bardhën rrëfente besimin se jo çdo hapësirë është e zënë. Për ata që nuk e kanë mundur të shikojnë veprat e Greg Ramës, ato janë ende të ekspozuara në galerinë FAB.Edhe galeria Kombëtare ka një alternativë për të ofruar. Ajo sjell artisten bashkëkohore Flaka Haliti me punimet që në herët shqiptarja nga Kosova i ka ekspozuar në Gjermani.Skenat teatrale, ketë fundjavë kanë menduar për të vegjlit. Dy përralla plot heronj klasikë ngjiten në teatrin eksperimental, ndërsa një rrëfenjë më moderne në teatrin e metropolit. Por, nëse jeni më shumë se 10 vjeç dhe doni të një dramë, do të duhet të prisni, Festivalin Mbarëkombëtar të Teatrit që nis të dielën në mbrëmje.

Recommended