Skip to playerSkip to main content
  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një vendbanim antik që lulëzoi mes shekujve 6-3 para Lindjes së Krishtit po del në dritë në kodrën e Babunjës në Divjakë. Një mision shqiptaro-gjerman ka nxjerrë në dritë muret fortifikuese, banesa e rrugë, ndërsa po studion arsyet e braktisjes së menjëhershme të vendbanimit.

Rrënojat e një vendbanimi të lashtë po dalin në dritë në Babunjë të Divjakës.

Arkeologë shqiptarë e gjermanë që po punojnë aty prej disa javësh kanë zbuluar në rreth 3 metra thellësi pjesë mureve fortifikuese , banesa e rrugë.

Eduard Shehi: Kemi zbuluar pjesë të një banese, pjesë të një rruge dhe ndoshta një kryqëzimi.Synimi është të zgjerohet territori më shumë për të kapur më qartë planimetritë e banesave dhe shtrirjen më të mirë dhe më të saktë të rrugës së zbuluar dhe evolimin e saj kronologjik ndër shekuj.

Ekipi i arkeologëve beson se bëhet fjalë për një vendbanim të ndërtuar në gjysmën e dytë të shekullit të gjashtë para Krishtit dhe që ka qenë e banueshme deri në shekullin e tretë para Krishtit.

Eduard Shehi: Si vendbanim mendojmë se mund ta ketë pasur jetën në gjysmën e dytë të shekullit të gjashtë. Megjithëse ka disa të dhëna që të bëjnë të dyshosh për diçka më herët. Ndërsa fundi i saj mendohet në shekullin e katër ose të tretë para Krishtit me një fund të paqartë braktisje të qytetit për arsye që mbeten për tu kuptuar dhe studiuar më tej në të ardhmen.

Qëllimi i projektit është të krijojë një hartë të qyteteve antike të Shqipërisë sikurse lidhjeve mes tyre.

Eduard Shehi: Jo vetëm çështjen e Apolonisë që është qendra më e madhe pranë saj por edhe me një seri qendrash më të vogla që ndoshta nuk ishin qytete të fortifikuara, mund të kenë qenë dhe fshatra.

Gjetjet pritet e këtij misioni por dhe gërmimet e ardhshme pritet të hedhin më shumë dritë mbi jetën dhe veprimtarinë mbi këtë vendbanim që ende nuk është identifikuar me emrin antik, dhe që ndodhet pranë qytetit të Arnisës.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/vendbanimi-antik-ne-babunje

Category

📺
TV
Comments

Recommended