Report Tv-Xhafaj: Operacion për shkatërrimin e armëve të tepërta në 2019

  • 6 years ago
TIRANË- Seanca plenare që nisi që prej orës 10:00, ka përfunduar me votimin e dekretit të Presidentit Meta për ligjin për Teatrin Kombëtar. Mazhoranca ka votuar me 75 vota pro, ligjin e rishikuar për ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar. Ky votim i hap rrugë ndërtimit të Teatrit të Ri Kombëtar. Opozita bojkotoi seancën. Në momentin e votimit, në seancë mungonin kryeministri Edi Rama dhe ministri i Diasporës, Pandeli Majko.

Më herët gjatë seancës, Rama foli në Kuvend dhe denoncoi kryetarin e PD, Lulzim Basha se kur ishte kryetar Bashkie firmosi privatizimin e Teatrit 'Metropol' për interesa biznesi te deputeti i tij, Astrit Veliaj. Sipas Ramës, në vend të Teatrit do ngriheshin kulla shumëkatëshe për dyqane dhe apartamente banimi. Rama publikoi edhe shkresën e Bashës për privatizimin e 'Metropol'-it dhe letërkëmbimin me ministrin e atëhershëm të Ekonomisë, Florjon Mima.

Ajo që më nxori këtu është një shkresë që Florjon Mima, ministër i ekonomisë ia dërgon Bashës kryetar i bashkisë , i kërkon privatizimin e teatrit të Metropolit (teatri i estradës) për llogari të deputetit Astrit Veliaj, i vetmi aset kombëtar në dispozicion të Bashksië së Tiranës, i transformuar nga një kafene e degraduar në teatër para se Basha të shkonte në bashki, çohet për privatizim, jo për PPP as për një Teatër të ri të Metropolit, në këmbim të një kontributi të z.Veliaj dhe në funksion të një përfitimi legjitim edhe të z.Veliaj pasi të investonte për Teatrin e ri, por privatizim, për të ndërtuar pallat, me dyqane dhe me dhoma gjumi.

Natyrisht që estrada është ekskluzive e PD-së dhe është e drejta legjitime e Lulzim Bashës, Mimës dhe e të gjithëve me radhë në atë oborr, që për estradën të kenë fjalën e fundit, por në rastin konkret jemi përpar anjë shembulli nga qindra dhe mijëra shembuj që mund të nxjerrim për të ballafaqur fytyrën e tyre kur flasin me fytyrën dhe pasqyrën e fakteve që tregon sesa hipokrite është e gjithë përpjakja e tyre. Hipokritë kur bërtasin për të mbrojtur një godinë të marrë fund që vetëm Teatër nuk mund të jetë dhe as monument kulture nuk mund të konsiderohjet, ndërkohë që, e ka skenën 8 m të gjerë. E dini sa është gjerësia e Turbinës? 24 m. Tetë metra e ka Teatri Kombëtar. Edhe restaurimi ishte i pamundur, përsëri do kishim një skenë 8 m, si vatër kulture në rastin më të mirë. Ndërkohë që shqiptarët duhet thjesht e vetëm të bëjnë dallimin, midis nesh që një pronë publike të kthyer në një gërmallë, që t??i referohet askush në mes të qytetit, pa i cënuar 1 m2 do ta kthejmë në njëTeatër të bukur dhe modernin të rajonit. Shikoni stadiumin e ri për të besuar. Një Teatër Metropoli kishin në dorë dhe e kthyen në estradë të skeçit të tyre.

Recommended