Ora News - Rama i nxjerr Bashës letrat e privatizimit të "Metropol", Basha: Gërmove skutave

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në Kuvend maxhoranca vijoi seancën e diskutimeve, ndër të tjera dhe pr/ligji për Teatrin Kombëtar ndërkohë që një grup qytetarësh vijonin protestën jashtë kundër prishjes së tij.

Nga foltorja e Kuvendit Rama vijoi qëndrimin e tij se Teatri Kombëtar në kushtet aktuale është një godinë e marrë fund dhe nuk mund të restaurohet.

Edi Rama: "E ka skenën 8 metra të gjerë, ndërsa gjerësinë e skenës së teatrit të turbinës e ka 24 m. Edhe sikur të merrnim hipotezën që të restaurohet, që do të ishte e pamundur, dhe e panevojshme, sërish do të kishim një skenë prej 8 metra. Ndërkohë që shqiptarët duhet të bëjnë dallimin mes nesh që një pronë publike të kthyer në një gërmadhë që nuk i referohet askush, në mes të qytetit, pa e cënuar 1 meter katror ta kthejme ne nje prej teatrove më të bukur e më modern të rajonit, dhe atyre që një teatër metropoli kishin në dorë dhe e kthyen në subjekt të skecit të estrades se tyre të pafund.

Për tju kundërvënë opozitës e cila ka braktisur parlamentin dhe mbledhjen e sotme e bëri në Vlorë, Rama informoi në Kuvend për një shkresë të vitit 2013 kur Basha ishte kryetar bashkie dhe Florion Mima, ministër i Financave dhe që i kërkonte privatimizin e teatrit Metropol.

"Me nxorri këtu në foltore një shkresë e Florion Mimës ministër i Ekonomisë ia dërgon Lulzim Bashës kryetar bashkie ku i kërkon privatizimin e teatrit të Metropolit, (Teatri i Estradës) për llogari të deputetit Astrit Veliaj. I vetmi aset kombëtar në dispozicion të bashkisë së Tiranës i transforuar para se Basha të shkojë në bashki çohet për privatizim.

Privatizim për të ndërtuar pallat me dyqane e dhoma gjumi. Natyrisht që estrada është domein ekskluziv i PD-së dhe është absolutisht e drejta legjitime e Florion Mimës e Bashës që për estradën të kenë fjalën e fundit por në rastin konkret jemi para një shembulli për të paraqitur fytyrën e tyre"
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/rama-zbulon-dokumentin-kur-basha-do-i-privatizonte-astrit-velise-teatrin-metropol

Recommended