Policia ju ngre duart lart në mes të lokalit, sekuestrohen 33 doza kokainë, 3 në pranga
  • 6 years ago
Policia e Fierit ka ndërmarrë disa aksione ku është finalizohet operacioni i koduar ?Porosia e fundit?.

Sekuestrohen 33 doza me lëndë narkotike Kokainë, Cannabis Sativa dhe 1 armë e ftohtë.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, në kuadër të planit të masave të hartuar për ?Kontrollin e territorit, parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe kapjen e autorëve të ndryshëm të veprave penale?, në bashkëpunim me FNSH Fier dhe Komisariatin e Policisë Fier, bënë të mundur finalizimin e operacionit ?Porosia e fundit?.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi:

?E. S, 27 vjeç, banues në Fier.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi nga kontrolli i ushtruar në automjetin e tij tip ?Ford?, në çantën e shpinës ju gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 8 doza me lëndë narkotike e dyshuar Kokainë.

Gjithashtu gjatë kontrollit të banesës ju gjetën edhe 25 doza të tjera të dyshuara Kokainë dhe disa doza me lëndë narkotike të dyshuara Cannabis Sativa.

Në cilësinë e provës materiale ju sekuestrua lënda narkotike, një peshore elektronike e cila shërbente për ndarjen lëndës narkotike në doza, automjeti autoveturë, tre aparate celular, 450 euro dhe 470 mijë lekë.

Gjithashtu nga kontrollet e ushtruar në rrugë të ndryshme të qytetit të Fierit, nga Specialistët për Hetimin e Krimeve u arrestua në flagrancë edhe shtetasi:

?F. H,48 vjec, banues në Fier.

Nga kontrolli që iu bë këtij shtetasi ju gjetë e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë e ftohtë(shufër metalike), në formën e shkopit të gomës.

Po në kuadër të këtyre kontrolleve, filloi procedimi penal për shtetasin:

? A.Z, 38 vjeç, banues në Fier.
Recommended