Pranga 18 shqiptarëve që trafikonin heroinë e kokainë në Europë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Guardia di Finanza në Trento finalizoi një operacionin ndërkombëtar antidrogë duke shkatërruar  dy grupe shqiptaresh që trafikonin kokainë, heroinë, e marijuanë mes italisë dhe europës veriore.



Operacioni I  koduar ?Alba Bianca? është ndërmarrë mëngjesin e sotëm në 3 shtete, Itali, Gjermani dhe Shqipëri dhe në pranga kanë rënë  18 shqiptarë, 1 kosovar e 1 pakistanez,16 persona janë arrestuar në Itali.  13 prej tyre janë shtetas shqiptarë me banim në Bolzano, Merano, Treviso, etj.



Ndërkohë 3 shqiptarë  janë arrestuar në Bavari të Gjermanisë. 1 tjetër shqiptar është arrestuar në Tiranë.Ky operacion antidrogë ka çuar në shkatërrimin e dy grupeve kriminale që vepronin në lidhje me njëri tjetrin; njëri në Veri të Italisë e tjetri në Bavari të Gjermanisë. Grupi ushtronte aktivitetin e tij edhe në Belgjikë dhe Holandë.



Hetimet e këtij kanë nisur në janar të 2016 pas sekuestrimit të 91.5 kg kokainë në Bolzano.



Që prej nisjes së hetimit të këtij operacioni e deri më arrestimet e ditës së sotme këtyre dy grupeve trafikantësh u janë sekuesstruar  ne total 20 kg drogë te tipit marijuanë, kokainë e heroinë më vlerë mbi 20 milionë euro , 8 automjete të përdoruara për trafikun e drogës, mbi 100 mijë euro para cash si dhe janë arrestuar gjithsej 40 korrierë e trafikantë drogë .

Recommended