Vuçiç i pergjigjet Merkelit - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vucic nisi vizitën e tij dy ditore në Kosovë në zonat e komunitetit serb. Nga diga e liqenit tw Ujmanit presidenti serb ka komentuar edhe deklaratat e kancelares Angela Merkel, kundër idesë së tij dhe tw presidentit Thaçi për korrigjim të kufirit.

Fuqia ime në krahasim me Merkel është minimale. Ajo është liderja më e madhe europiane. Nëse ajo thotë ashtu, se kundershton idenë e ndryshimit të kufirit, ne këtë nuk mund ta ndryshojmë. E disa për këtë janë gëzuar.
E di që ata që janë kundër meje gëzohen me deklaratat e saja, por nëse ajo thotë ne s?mund ta ndryshojmë atë çka thotë, kjo nuk do të thotë se nuk do të mund të ndihmojmë popullit tonë këtu. Jemi të vegjël andaj do të merremi me ekonominë dhe t?i ndihmojmë njerëzit tanë të jetojnë në këto vende. Unë bëjë atë çka mundet realisht të bëhet, unë do të vazhdojë të gjejë më të mirën për popullin.

Por presidenti serb nga kosova ka bërë apel për paqe dhe se e ardhmja në europë nuk do të ketë më kufij.

Duhet ta ruajmë paqen pasi kjo gjendje do të vazhdojë gjatë, andaj duhet të shikojmë të ardhmen pasi kufijtë do të jenë më pak të rëndësishëm në Evropë. Më e rënda është të pranoni se gjerat nuk janë të njëjta, e në Prishtinë duhet ta kuptojnë këtë.
Ai i bëri të qartë Komunitetit serb se sa të rëndësishëm janë ata për serbinë, gjithashtu dhe pasuritë natyrore në Gazivodë.

Gazovioda flet për betejat e rënda që i kemi me shqiptarët por shpresoj që do të merremi vesh për shfrytëzimin e ujit pasi që shumica e Kosovës e merr ujin nga këtu. Do të jem në çdo pjesë të veriut do të jem në Skenderaj dhe sot flas se duhet të ruajmë paqen stabilitetin dhe t?i përmirësojmë raportet me shqiptarët. Është koha që të flasim me shqiptarët me më shumë respekt dhe të shohim nëse mund t?i përmirësojmë raportet. Gazivoda është e rëndësishme edhe për serbet edhe për shqiptarët. Mendoj se këtu ne mënyrën më të mirë shihet pesha e problemit që e kemi dhe qëndrimet e ndryshme që i kemi për Gazivodën dhe luftën e vështirë politike që e kemi pasur dhe që shpresoj që do ta tejkalojmë ne dhe shqiptarët në 100 vitet e ardhshme në mënyrë që të jemi të kënaqur edhe ata me shfrytëzimin e ujit sepse pjesa më e madhe e Metohisë furnizohet nga këtu dhe natyrisht Obiliqi dhe Prishtina vecmas në muajt e verës. Per ne Gazivoda është e rëndësishme, pa të serbët nuk mund të jetojnë këtu.


Një ditë pasi refuzoi të ulej në tryezën e bisedimeve në Bruksel me homologun e tij Hashim Thaçi, Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç gjatë vizitës së tij në Kosovë ka theksuar se mosparaqitja e tij në takim nuk është ofendim për Presidenin Thaçi.

Category

📺
TV

Recommended