Report TV - KSSH mbledh asamblenë për arsimin, Nikollaj: Rrisni me 20 % pagat e mësuesve

  • 6 years ago
Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë analizoi sot situaten e krijuar ne sektorin e arsimit , nga rreforma e arsimit, e deri të rritja e pagës për mësuesit. Në mbledhjen e Asamblese se Pergjithshme te Federarmtes Sindikale te Arsimit kreu i konfederatës Kol Nikollaj tha se mbledhja e sotme është për denoncimin e mosmbajtjen e premtimit për rritjen e pagës me 20% për mësuesit, mosmiratimin e statusit të arsimtarit , mungesa e pages se 13, si dhe nënshkrimin e kontratës kolektive nga Ministria e Arsimit.Objekt i denoncimit ishin edhe mungesa e sigurisë në shkolla, transport i nxënësve si dhe puna në të zezë e punonjësve të sigurisë dhe punonjësve sanitare, mbyllja e shkollave me klasa kolektive, problematikat e paisjes me libra, si dhe problematikat ne punesime e krijimi i kushteve dinjitoze per arsimtaret, ne pune, page e shperblim.

Recommended