Ora News - Vjeshta shtrenjton çmimet e perimeve

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Qytetarët shqiptarë kanë shpenzuar më shumë para gjatë muajit gusht për blerjen e produkteve të shportës. Sipas INSTAT rritja vjetore e çmimeve në muajin Gusht është ndikuar kryesisht nga grupi ?Ushqime dhe pije joalkoolike? midis të cilave perimet janë ato që janë shtrenjtuar më shumë.Qytetarët shprehen se janë disa produkte si spinaqi,sallata apo domatja që kanë pësuar një rritje të konsiderueshme të çmimit.kjo situatë lidhet me motin e pafavorshëm dhe dëmet e pësuara nga përmbytjet.

Çmimet e ushqimeve pësuan shtrenjtimin më të madh gjatë muajit gusht. Kjo u ndikua më së tepërmi nga rritja e çmimit të perimeve me rreth 18%. Sipas raportit të publikuar nga INSTAT niveli i inflacionit gjatë muajit gusht pësoi një ulje të lehtë nga 2,2% nga 2,3%.

Rritja vjetore e çmimeve në muajin gusht është ndikuar kryesisht nga grupi ?Ushqime dhe pije joalkoolike? me +1,10 pikë përqindje. Çmimet e grupit ?Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji? dhe çmimet e grupit ?Transporti? Në këtë mënyrë qytetarët shqiptarë kanë shpenzuar më shumë para për blerjen e të njëjtave produkte. Ata shprehen se e kanë të vështirë ta përballojnë pasi një sërë produktesh si Spinaqi apo sallata kushtojnë 200 -250 lekë për kg.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/vjeshta-shtrenjton-cmimet-e-perimeve

Recommended