Vrasja në Memaliaj, vjerri i viktimës: O do gjendet autori se s’bën, unë e kam të gjetur për vete
  • 6 years ago
Një ditë pas vrasjes së 43-vjeçarit, Alket Muho në Rabije të Memaliaj, babai dhe vjehrri i viktimës kanë folur për Report Tv. Riza Ardita, vjehrri i viktimës, ka përjashtuar pistën e dekonspirimit nga policia pasi informoi për drogën. Vjehrri ka thënë se e di shumë mirë kush e ka vrarë 43-vjeçarin.

Sipas Arditës, dyshimet janë se ai është vrarë për çështje prone.

E njihja si djalë shumë të mirë se e kisha dhëndërr. Ngjarja ka ndodhur dje. Më mori në telefon vajza, foli, i tha do vij, ?Oooo ooo ça bëni çuna? e më pas e vranë. Me snajper dhe kallashnikovë. Kishte 20 plumba, zbrazuar 30 fishekë. Ia kishte hequr komplet syrin. Atje e vranë, tek ato si pemë. Ka patur konflikt me një plak për prona. Posi, mund të jetë ky konflikti. E arrestuan atë, kishte ardhur që nga Saranda. Jam i bindur, s?ka lidhje me drogën ai. Para 2-3 vitesh kur droga qe liruar, atëherë po. Tani jo. Ai ishte kryetar këshilli, e hoqi burri i tezes. O do gjendet autori se s?bën. Unë e kam të gjetur për vete.
Recommended