http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://instagram.com/vizionplustelevizion https://twitter.com/VizionPlusTV Indrit Pepa viktima e atentatit të sotëm në periferi të Mamurrasit është qëlluar në hyrje të banesës së tij. Policia njoftoi paraprakisht se 27 vjecari ishte qëlluar rreth orës 04:30 ndërkohe që burime për Vizion Plus saktësojnë se , Indrit Pepa është qëlluar pranë banesës së tij. Prej disa vitesh familja e tij ishte ngujuar për shkak të një tjeter ngjarje të regjistruar ne vitin 2012 ku i riu kishte plagosur nje shtetas tjeter. Për këtë arsye Indriti ishte larguar jashtë vendit dhe rralle kthehej në shtëpinë e tij. por duket se edhe këto manovra nuk e kanë shpëtuar 27 vjecarin nga vdekja. Ai fillimisht u plagos pas të shtenave me armë dhe me tej humbi jeten kur po dërgohej ne Spitalin e Traumes. Policia paraprakisht ka bere te ditur se eshte identifikuar autori i dyshuar i atentatit, shtetasi me iniciale A.M. 49 vjec i cili eshte shpallur ne kerkim.