Ora News - Aksioni për krimet e bujshme në Shkodër, arrestohen 4 persona

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Disa persona kanë përfunduar në pranga të dyshuar për ngjarjet kriminale të ndodhura gjatë muajve të fundit deri në orët e vona të mbrëmjes së sotme (5 shtator)

Burime për Ora News konfirmojnë arrestimin e katër personave të dyshuar deri në orët e mbrëmjes.

Kontrollohen banesat e familjeve Bajra dhe Lici

Pas marrjes së këtij autorizimi, prokuroria urdhëroi policinë për kryerjen e kontrolleve në banesat e anëtarëve të familjeve Lici dhe Bajri.

Prokuroria e Shkodrës kërkoi autorizim në gjykatë për kontrolle banesash dhe automjetesh.

Blindohet Shkodra

Pas ngjarjeve të rënda, prokuroria ngriti një grup të posaçëm hetimor për zbardhjen e tyre.

Prej mbrëmjes së të martës, Shkodra është në shtetrrethim! Forca të shumta të policisë, reparti Renea, Shqiponjat dhe Ndërhyrja e Shpejtë kanë zbarkuar me urdhër të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, me kontrolle intensive në lagjet ku dyshohet se qëndrojnë persona me precedent penal ose në kërkim.

Deri pas mesditës së të mërkurës, Policia e Shtetit konfirmoi për Ora News, bllokimin e 4 automjeteve të blinduara.

Ndërkohë forcat e policisë po krehin zonën e Livadheve, Dobraçin dhe Kirasin, zona që cilësohen problematike në lidhje me rendin publik.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/aksioni-krimet-e-bujshme-ne-shkoder-arrestohen-4-persona

Recommended