Skip to playerSkip to main contentSkip to footer
  • 9/5/2018
Dy lagjet me problematike në Shkodër, Dobraç dhe Kiras u zgjuan këtë të mërkurë të rrethuara nga forcat speciale RENEA dhe ato të Ndërhyrjes së Shpejtë.

Qindra efektivë duke perfshirë këtu edhe policinë lokale ushtruan kontrolle në banesa dhe biznese, të ndihmuara edhe nga 10 mjete të blinduara.

Operacioni u zhvillua në fshehtësi dhe befasi të plotë duke filluar rreth orës 4 mëngjesit, ku për 45 minuta u shkëput energjia elektrike.

Në sitën e policisë kanë kaluar edhe disa hotele të cilat ndodhen në periferi të qytetit. Pikërisht në keto vende dyshohet se fshiheshin disa persona që njihen si kontigjent kriminal të bandave.

Sipas të dhënave, janë shoqëruar rreth 20 persona si dhe është bërë sekuestrimi i të paktën 4 automjeteve të blinduara, por ende policia nuk ka dhënë ene zyrtarisht detaje për operacionin. Kjo lëvizje e policisë vjen pas vrasjeve mafioze të ndodhura në qytetin verior gjatë dy muajve të fundit.

Prej 18 Qershorit ne Shkodër kanë ndodhur 5 vrasje të tipit mafioz ende pa autor. Mehdi Kavaja u qëllua me një plumb në kokë në servisin e tij.

Në 15 Korrik ish-oficeri i policisë Boran Bërçana dhe bashkëjetuesja e tij Silvi Ndocaj u ekzekutuan në makinën e tyre dhe në mjet ndodhej dhe fëmija i tyre 1-vjeçar.

Në 10 Gusht në Kiras u vra me breshëri kallashnikovi teksa qëndronte në lokal, Fatbardh Lici. Në 23 Gusht në Dobraç u zhdukën dajë e nip Gëzim Hysaj dhe Agron Mollaj.

Në 1 Shtator biznesmenin Arian Ferracaku u vra me një breshëri kallashnikovi. 

Të gjitha ngjarjet pa autor. Situata në Shkodër për opozitën ndodh me bekimin e qeverisë pasi grupet kriminale kanë mbështetje politike.

Për ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj opozita kërkon të nxijë imazhin e vendit. Ndërsa premtoi se muaji Shtator do të shënojë një tjetër goditje ndaj grupeve kriminale.

Tv Klan

Category

📺
TV

Recommended