Ora News - Lehtësira për shpërndarjen e kësteve te ish-përndjekurit

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Parlamenti do të diskutojë mbi ndryshimin e formulës së dëmshpërblimit të ish- të dënuarve politik. Qeveria ka miratuar disa ndryshime në draft, por se ende nuk është saktësuar nëse do të ketë kufizime për brezin e dytë të përfituesve. Drejtori i Përgjithshëm i Thesarit, Lavdërim Saitaj, thotë se në projektligj parashikohen lehtësira në shpërndarjen e kësteve.

Qeveria shqiptare edhe pse ka miratuar ndryshimet në projektligjin e ish-të përndjekurve politikë nuk ka përfshirë në të përjashtimet e brezit të dytë dhe të tretë.

Drejtori i Thesarit në Ministrinë e Financave, Lavdërim Sajitaj, shpjegon se kjo gjë mund të diskutohet në një moment të dytë.

Lavdërim Sajitaj: Pritet në një fazë të dytë të diskutohet një gjë e tillë, për momentin këto janë ndryshimet që janë miratuar në mbledhjen e qeverisë. Numri i dosjeve është rreth 13 mijë, kemi dhe një listë me disa të gjallë, dy VKM e fundit në nëntor dhe prill që kanë ecur me shpejtësi dhe kanë marrë tre këste për një periudhë të shkurtër kohore.
Saitaj deklaron se një ndryshim i rëndësishëm në projektligj, i cili do të lehtësojë dëmshpërblimin, është heqja e kufizimit 1 mln lekë të reja për këst.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/sajitaj-kemi-krijuar-lehtesira-shperndarjen-e-kesteve-te-te-ish-perndjekurit