Panucci shpall listën e 25 lojtarëve në vigjilje të dy ndeshjeve, mesazh për Rroshin e Sadikun

  • 6 years ago
TIRANE-Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit Christian Panucci ka zbardhur listën e lojtarëve që ka grumbulluar për dy ndeshjet e para të Ligës së Kombeve ndaj Izraelit dhe Skocinë. Në listën e lojtarëve të grumbulluar ka tre emra të rinj, mes tyre ai i Enea Mihajt, që më parë zgjodhi Greqinë, ndërsa tashmë ka pranuar që të luajë për fanellën kuqezi.

Përpos tij dy emrat e tjerë të rinj janë Binaku dhe Demiri. Ndërsa përsa i përket gardës së vjetër janë ftuar; Agolli, Hyka dhe Basha, ndërsa disa të tjerë janë lënë jashtë për shkak të dëmtimeve dhe gjendjes jo optimale.

Tekniku u shpreh se pavarësisht debatit për moshën, Agolli i është ftuar në kombëtare, pasi na shërben. Megjithatë shtoi ai, Shqipëria nuk është Brazili, prandaj duhet që të mbështetet te grupi.

Unë gjithmonë kam thënë për Agollin, që duhet t?i gjejmë një zëvendësues për shkak të moshës së tij. Për shkak të përvojës, e kam grumbulluar, do shohim nëse do luajë apo jo. Pavarësisht moshës për momentin Agolli na shërben. Mavraj po ndjek një terapi serioze, është një lojtar që ka përvojën por mund të përballojë vetëm një ndeshje, jo dy. Punoj cdo ditë me lojtarët, jam në kontakt, komunikoj me ata dhe i njoh problemet e tyre, jam në dijeni. Jemi një skuadër e mirë nëse do të jemi gjithmonë në plotë. Shqipëria nuk është Brazili, disa lojtarë nuk luajnë se janë të dëmtuar.

Christian Panucci
I pyetur për Egli Kajën që luan në Angli, ai tha se disa lojtarë shqiptarë që luajnë jashtë nuk pranojnë që të hapin as telefonin kur i fton për të luajtur në kombëtare.

Ka shumë lojtarë që ne i kontaktojmë, janë të lëkundur, sido që të jetë mund të përgjigjen, por disa nuk marrin mundimin që të kthejnë edhe një përgjigje.

Christian Panucci
Duke u ndalur te ndeshja e parë me Izraelin në datë 7 shtator, tekniku u shpreh se ky është momenti i së vërtetës për Shqipërinë.

Recommended