Krahas sporteve, në shkollat e kryeqytetit do të përfshihet edhe loja e shahut, për ata të rinj që duan të praktikojnë sportin e mendjes. Kryebashkiaku Veliaj nga Edicionin e 6-të Ndërkombëtar të shahistëve frankofonë u shpreh se tashmë ka nisur hartimi i programit për përfshirjen e shahut në shkolla.
?Është shumë mirë që të rinjtë po merren me sporte fizike, me basketboll, futboll, volejboll, por edhe sporti i mendjes është po aq i rëndësishëm. Ndaj, mezi pres që, bashkë me presidentin Shalsi, të hartojmë një program për të gjitha shkollat tona, si një mundësi fantastike për të rinjtë, të ndjekin kurse shahu në shkollat komunitare?.
Kryebashkiaku theksoi se kjo traditë e nisur nga kryeministri Edi Rama dhe Eduard Shalsi që në vitin 2000, po vijon edhe në administratën e re.
?Më vjen mirë që tradita që solli administrata 2000-2011 në Tiranë, po vazhdon në këtë administratë të re, për të çuar në një nivel më të lartë ambicien që kemi për Tiranën, e cila nuk është vetëm në infrastrukturë, por mbi të gjitha kulturë. Kjo e sotmja është një përpjekje për më shumë kulturë dhe më shumë përkushtim ndaj një sporti të veçantë, që do na përgatisë edhe gjeneratën e ardhshme të mençur të shqiptarëve?.
132 shahistë nga 22 vende të ndryshme të botës u bënë pjesë e turneut të parë ndërkombëtar të shahut të zhvilluar në Tiranë.Krahas sporteve, në shkollat e kryeqytetit do të përfshihet edhe loja e shahut, për ata të rinj që duan të praktikojnë sportin e mendjes. Kryebashkiaku Veliaj nga Edicionin e 6-të Ndërkombëtar të shahistëve frankofonë u shpreh se tashmë ka nisur hartimi i programit për përfshirjen e shahut në shkolla.
?Është shumë mirë që të rinjtë po merren me sporte fizike, me basketboll, futboll, volejboll, por edhe sporti i mendjes është po aq i rëndësishëm. Ndaj, mezi pres që, bashkë me presidentin Shalsi, të hartojmë një program për të gjitha shkollat tona, si një mundësi fantastike për të rinjtë, të ndjekin kurse shahu në shkollat komunitare?.
Kryebashkiaku theksoi se kjo traditë e nisur nga kryeministri Edi Rama dhe Eduard Shalsi që në vitin 2000, po vijon edhe në administratën e re.
?Më vjen mirë që tradita që solli administrata 2000-2011 në Tiranë, po vazhdon në këtë administratë të re, për të çuar në një nivel më të lartë ambicien që kemi për Tiranën, e cila nuk është vetëm në infrastrukturë, por mbi të gjitha kulturë. Kjo e sotmja është një përpjekje për më shumë kulturë dhe më shumë përkushtim ndaj një sporti të veçantë, që do na përgatisë edhe gjeneratën e ardhshme të mençur të shqiptarëve?.
132 shahistë nga 22 vende të ndryshme të botës u bënë pjesë e turneut të parë ndërkombëtar të shahut të zhvilluar në Tiranë.
Comments