Eksluzive/ Xhelal Mziu i përgjigjet pozitivisht thirrjes së Gjiçit: Kamza e hapur për bojkot

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kampionati i futbollit shqiptar sapo ka filluar dhe ujërat janë trazuar më shpejt seç pritej. Kjo për shkak të ligjit të ri që zëvendësonte forcat e policisë me stjuardët, për të siguruar qetësinë në fushën e blertë dhe në tribuna.

Një skenë që dështoi që në ndeshjen e parë, pikërisht atë mes Skënderbeut dhe Partizanit. Ditët e fundit shumë presidentë skuadrash, ku mund të veçojmë numri 1 të Kukësit dhe Skënderbeut e kanë bërë zyrtare se nëse ky ligj nuk ndryshon shpejt, janë të gatshëm të largohen nga gara. Së fundmi këtë deklaratë e ka bërë edhe numri 1 i ekipit të Kamzës, Xhelal Mziu që në një intervistë eksluzive për "Ora News" është shprehur se sporti në Shqipëri është akoma larg standarteve që duhet të ketë, për shkak të infrastrukturës që ka dhe për shkak të shpenzimeve financiare që klubet do të kenë.

"Besoj se ky është një absurd që po ndodh për sportin. Besoj se sporti në Shqipëri është akoma larg standarteve që duhet të ketë, për shkak të infrastrukturës që ka dhe për shkak të mbështetjes financiare dhe kjo besoj se është një kosto shtesë që do të ndikoj individualisht te presidentët apo sponsorit e këtyre ekipeve. Unë jam kundër kësaj skeme dhe sepse stjuardët e kanë të pamundur të ruajnë qetësinë, dhe së dyti ka një kosto shtesë për klubet dhe bashkitë ku ato janë aksioner. Për të garantuar standartet, policia e shtetit duhet të jetë prezente në stadium. Nëse një tifoz është në një stadium që ka kushtet e nevojshme tifozi do të jetë korrekt.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/xhelal-mziu-policia-e-domosdoshme-ne-stadium-plotesoni-standartet

Recommended