Report TV - Droni nuk fal parakalimet e gabuara, kap ‘mat’ autobusin tek rruga e Elbasanit
  • 6 years ago
Policia Rrugore e Tiranës vijon monitorimin e rrugëve kombëtare me dron, i cili bën të mundur filmimin e parakalimeve të gabuara të automjeteve. Policia u fokusua në drejtim të kontrollit dhe ndëshkimit të drejtuesve të mjeteve që nuk i japin përparësi mjeteve që qarkullojnë në rrethrrotullim, mjeteve që nuk i japin përparësi këmbësorëve në vendkalimet e tyre, mjeteve që kryejnë parakalime në rrugë me fushëpamje të kufizuar ku dhe rrezikshmëria për t'u përfshirë në aksidente rrugore është më e madhe.

Nga monitorimet dhe kontrollet përgjatë këtyre ditëve janë konstatuar dhe ndëshkuar me masa administrative, 128 drejtues mjetesh për shkeljet e lartpërmendura. Policia Rrugore e Tiranës apelon për zbatim të rregullave të qarkullimit si nga drejtuesit e mjeteve ashtu dhe nga këmbësorët me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.
Recommended