Ora News - Audiopërgjimi, Basha: Qeveri mafioze, Agaçi dhe Biba t'i dorëzohen drejtësisë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pas bërjes publike të një audiopërgjimi, ku pretendohet se nënkryetari i KQZ Denar Biba, në emër të sekretarit të përgjithshëm të Kryeministrisë Engjëll Agaci ka shantazhuar gjyqtarin përfaqësues të Shqipërisë ne Gjykaten e Strasburgut, për të mbyllur problemin e pronave, ka reaguar kryetari i PD Lulzim Basha. Kreu i opozitës, tha se ky është një akt i mirëfilltë mafioz, ndërsa kërkoi prokurorisë nisjen e hetimeve.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, iu referua një audiopërgjimi të publikuar në media, për të akuzuar kryeministrin Edi Rama, se nëpërmejt sekretarit të tij të përgjitshëm Engjell Agaci dhe nënkryetarit të KQZ-së Denar Biba, zhantazhon gjyqtarin shqiptar të Gjykatës së Strasburgut ?për të bllokuar vendimet e Strasburgut për pronat?.

Basha: Një audio regjistrim ku dëgjohet shkoqur sesi gjyqtari shqiptar në Strasburg, Ledi Bianku, shantazhohet në emër të Engjëll Agaçit, sekretarit të përgjithshëm të kryeministrit dhe krahut të djathtë të Edi Ramës, që të ndikojë vendimet e pronave në favor të qeverisë, është prova më tronditëse në këto 28 vjet, që e fakton qeverinë e Edi Ramës si një organizatë tipike mafioze.

Ky shantazh u shpreh Basha është një akt i mirëfilltë mafioz, duke i kërkuar prokurorisë nisjen e hetimeve.

Basha: Ky shantazh është një akt të mirëfilltë mafioz dhe një rast të paprecedentë jo vetëm në historinë e shtetit shqiptar, por edhe i pa imagjinueshëm në historinë e Gjykatës Europiane të Drejtave të Njeriut.

Teksa kërkoi shkarkimin e Denar Bibës dhe Engjëll Agacit, Basha tha se kjo është prova dhe arsyeja pse komisioni i vettingu ka konfirmuar në detyrë gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/basha-pergjimi-audio-tregues-se-qeveria-eshte-organizate-mafioze

Recommended