Skip to playerSkip to main content
  • 8 years ago
Alfred Pëllumbi, autori që vrau fqinjin e tij në portën e shtëpisë  vazhdon të jetë në arrati. Kërkimet e policisë kanë qenë të pasuksesshme. Krimi ndodhi mbrëmjen e së hënës te vendi i quajtur ?Ura e Thive? në Shkodër.

Autori ka mundur të largohet e të fshihet pa u parë nga askush. 30-vjeçari para se ta qëllonte Prendush Fushën në zemër me thikë debatoi me të. Konflikti mes tyre e pati zanafillën ditën e dielë. Atëherë kur viktima denoncoi në polici se i kishin vjedhur shtëpinë.

Të dy banesat janë të mbyllura. Në njerën, atë të viktimës, familjarët po organizojnë ceremoninë mortore, por porta nuk mbahet hapur. Ashtu edhe në shtëpinë e autorit, dyert janë të mbyllura. Familjarët e 30-vjeçarit janë larguar nga lagjia dhe askush nuk ka informacion për ta. Policia e Shkodrës ka frikën e ndonjë hakmarrje të mundshme, ndaj po i mban në vëzhgim.

Category

📺
TV
Comments

Recommended