Ora News - Audiopërgjimi, Basha: Qeveri mafioze, Agaçi dhe Biba t'i dorëzohen drejtësisë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me një audiopërgjim ku pretendohet se qeveria ka shantazhuar gjyqtarin shqiptar në Strasburg. Në një dalje për mediat nga selia blu, kryedemokrati Basha tha se përgjimi audio i zbuluar sot në media tregon se qeveria "funksionon si një organizatë tipike mafioze".

Basha: Ky shantazh është një akt të mirëfilltë mafioz dhe një rast të paprecedentë jo vetëm në historinë e shtetit shqiptar, por edhe i pa imagjinueshëm në historinë e Gjykatës Europiane të Drejtave të Njeriut.

Gjithashtukreu i PD, tha se Prokuroria duhej të kishte nisur hetimet për këtë rast për të treguar që nuk është vegël e qeverisë.

Basha: Engjëll Agaçi dhe Denar Biba, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me porosi të Edi Ramës, kanë kryer veprat penale të korrupsionit aktiv dhe ushtrimit të ndikimit të paligjshëm në kryerjen e detyrës dhe marrjen e vendimeve nga personat që ushtrojnë funksione publike. Prokuroria duhet të kishte nisur këtë mëngjes procedimin penal ndaj tyre, dhe duhet ta kishte komunikuar këtë publikisht, për të treguar se nuk është një vegël në dorën e Edi Ramës dhe të sejmenëve të tij. Por prokuroria e kapur nga Edi Rama hesht, siç ka heshtur për çdo krim që përfshin zyrtarë të lartë të qeverisë së Edi Ramës.

Në fund Basha tha se Rama duhet shkarkojë nga detyra Engjëll Agacin dhe Denar Bibën dhe tja dorëzojë drejtësisë.

Deklarata e kreu të PD, Lulzim Basha

Një audio regjistrim ku dëgjohet shkoqur sesi gjyqtari shqiptar në Strasburg, Ledi Bianku, shantazhohet në emër të Engjëll Agaçit, sekretarit të përgjithshëm të kryeministrit dhe krahut të djathtë të Edi Ramës, që të ndikojë vendimet e pronave në favor të qeverisë, është prova më tronditëse në këto 28 vjet, që e fakton qeverinë e Edi Ramës si një organizatë tipike mafioze.

Audio regjistrimi i Denar Bibës, aktualisht nënkryetar i KQZ dhe kandidat për anëtar të Gjykatës Kushtetuese, është prova më e pakundërshtueshme sesi e ka projektuar Edi Rama drejtësinë e re për shqiptarët.

Pasi ka vënë nën kontroll të plotë gjykatat dhe prokurorinë shqiptare, Edi Rama ka kërcënuar edhe shantazhuar gjyqtarin shqiptar në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/basha-pergjimi-audio-tregues-se-qeveria-eshte-organizate-mafioze

Recommended