Skip to playerSkip to main contentSkip to footer
  • 8/26/2018
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Fundjava ka shënuar një fluks udhëtarësh që kanë zgjedhur aeroportin e Rinasit për të fluturuar drejt destinacioneve europiane.

Ndër vite, të dhënat tregojnë se numrin më të lartë të udhëtarëve në Rinas në fund të muajit gusht e përbëjnë emigrantët shqiptarë.

Janë ata që pas pushimeve në vendlindje lënë të afërmit në Shqipëri për të shkuar në vendet ku jetojnë dhe punojnë.

Ndër të tjera, për katër bileta nga Tirana drejt Londrës, një zonjë për vete dhe tre fëmijët e saj në moshë të mitur ka paguar 1200 paund vetëm për të vajtur në Londër.

Ndërsa një tjetër udhëtare tregoi se për një biletë vajtje-ardhje drejt Italisë i është dashur të paguajë rreth 600 euro.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/me-ikjen-e-emigranteve-shtrenjtohen-biletat-e-avioneve

Category

📺
TV

Recommended